Ishin dy shokë të vjetër, të apasionuar pas dizajnit, teknologjisë dhe kafesë së mëngjesit. Në një nga ato ditë të zakonshme në një kafene të Prishtinës, gjatë një bisede të thjeshtë nisi një ide që do të ndryshonte rrjedhën e shumë të rinjve:“Pse të mos krijojmë një hapësirë ku çdo talent kreativ të ndihet si në shtëpi?”
Kështu u mboll fara e Fox Academy. Fillimi ishte modest, por i mbushur me energji, vizion dhe besim të ndërsjellë. Me shumë punë, pasion dhe mbështetje nga komuniteti, Fox Academy u kthye shpejt në një qendër ku bashkohen designerë, programerë, krijues për rrjetet sociale, fotografë, videografë dhe çdo i ri që do të sfidojë veten në botën digjitale.
Sot, misioni vazhdon: të lidhim njerëzit me mundësitë, të zhvillojmë talente dhe të ndërtojmë histori suksesi që frymëzojnë. Çdo projekt, çdo kurs dhe çdo kafe e radhës është një hap më afër komunitetit kreativ që po ndërtojmë së bashku!

.b84c303828292b48d396.jpg)
.569f6c7fb0137aee0b6a.jpg)
.4013d8ba720dceb3a372.jpg)
.7370199448106bb3de44.jpg)

